19:20 - 22 Shtator 2022

Gazetarja e njohur e CNN, Christiane Amanpour, ka treguar pse presidenti iranian, Ebrahim Raisi, refuzoi një intervistë në minutën e fundit.

Sipas saj kjo ndodhi pas Amanpour refuzoi të vinte mbulesën.

Ishte vetë gazetarja me origjinë iraniane, njëkohësisht edhe korrespondente lufte, e cila duhej të kishte intervistuar liderin iranian, ajo që tregoi për këtë incident.

“Unë mendoj se ai nuk do të dëshironte të shihej me një grua të pambuluar, në një kohë kur në vendin e tij janë ndezur protestat për vdekjen e Mahsa Aminit, 22-vjeçares që humbi jetën pasi ishte arrestuar nga policia në Teheran për mos mbajtjen e vellos në mënyrë korrekte”, shkroi Amanpour në Twitter.

Lexo edhe: