×
Astrologji

Çiftet e horoskopit që do të ndahen në vitin 2024

Insajderi
26 December 2023 - 16:10
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Ndarja nuk vjen papritur… Natyrisht, problemet ekzistojnë në marrëdhëniet e këtyre çifteve të horoskopit dhe do të intensifikohen edhe më shumë në vitin 2024 .

Le të shohim se për cilat çifte të horoskopit po flasim:

DEMI – AKREPI
Ata që i përkasin dhjetëditëshit të tretë të këtyre shenjave janë të prekur nga Urani dhe e shohin atë të sjellë ulje-ngritje në marrëdhënien e tyre. Ndikimi i tij te Demi dhe Akrepi do të jetë shumë i madh dhe vendimtar. Tashmë këto dy shenja janë në kufijtë e tyre dhe marrëdhënia e tyre është e varur nga një fije. Epo, kjo fije do të pritet përgjithmonë në 2024 nga Plutoni.

LUANI – UJORI
Problemet në marrëdhënien mes Luanit dhe Ujorit kanë nisur prej kohësh, por fundin përfundimtar të lidhjes së tyre do t’ia japë Plutoni, i cili do të hyjë në Ujor më 21 janar dhe nuk do të lërë asgjë në këmbë. Plutoni, vjen për ta rrafshuar këtë marrëdhënie, thjesht sepse është e brishtë, ka probleme, është toksike dhe i lëndon të dy. Plutoni do të thyejë lidhjen dhe do t’i detyrojë të dy të arrijnë fundin në mënyrë që të gjejnë veten dhe të rilindin nga hiri i tyre, por në marrëdhënie të reja.

VIRGJËRESHA – PESHQIT
Virgjëresha dhe Peshqit do të kenë ndikimin e Saturnit këtë vit. Saturni do të jetë ai që do të përpiqet të vendosë pak rregull në kaosin e jetës së tyre dhe do të sjellë një krizë shumë të madhe në marrëdhënien e Virgjëreshës dhe Peshqve. Sepse do të ndikojë tek Virgjëresha në fushën e marrëdhënieve dhe martesës dhe tek Peshqit në vetëbesimin e tij. Ka të ngjarë të ketë probleme, grindje, mosmarrëveshje, ftohtësi dhe ndarje.

OP-ED
Nga Rubrika
Astrologji
01 May 2024
Astrologji
29 April 2024
Astrologji
25 April 2024

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark