Sokol Cikalleshi shënoi sërish sot me Konyaspor, por skuadra e tij u mposht në fund nga Gaziantep.
Për kavajasit ishte goli i pestë në kampionat këtë sezon dhe në një ditë të veçantë, në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.
Cikalleshi do kishte dashur ta gëzonte me fitoren golin e shënuar dhe festuar me shqiponjë.
Në rrjetet sociale sulmuesi shkruan: “Ishte dita e flamurit kuq e zi, goli me shqiponjë do kishte shumë shije nëse do kishim dalë me pikë sot !
Qëndrojmë ne vendin e dytë përsëri por do rikthehemi më të fortë që ndeshjen tjetër”.