×
  • Sport
  • Sport

    Cila është përditshëmria e 41-vjeçarit Zlatan Ibrahimovic, pas tërheqjes nga futbolli? Me çfarë po merret tani superylli suedez?…

    Insajderi
    23 August 2023 - 20:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Jeta e Zlatan Ibrahimovic ka mbetur po aq aktive edhe pasi hoqi dorë nga futbolli. Ish-sulmuesi vazhdon të stërvitet rregullisht, ndërsa tashmë ndërthur ushtrimet fizike specifike për futbollin me ato të taekwondo-së, pasionin e tij të madh. Ibra është gjithashtu një dashnor i sinqertë i çiklizmit, pandele dhe bën joga vazhdimisht për të mbajtur trupin në formë.

    “Është ajo që më bën të lumtur dhe më bën të ndihem i gjallë. Shpesh ndihesha i gjykuar ose i përjashtuar në përpjekjen time për të ecur përpara.

    Në të gjitha moshat është e rëndësishme të gjesh një aktivitet që të pëlqen dhe të fillosh prej andej. Mund të jetë një sport intensive, ose diçka më e vogël.

    Ushtrimi ka përfitime të mëdha për shëndetin mendor. Asnjëherë nuk është vonë, dhe 40 është 20-shi i ri (pa të qeshura)”,- ka rrëfyer Zlatan Ibrahimovic, përcjell “Elmundo.es”.

    Cila është jeta e re e 41-vjeçarit Zlatan Ibrahimovic, pas

    Në të njëjtën kohë, Zlatan Ibrahimovic kombinon sportin me një dietë të ekuilibruar në proteina, karbohidrate dhe yndyrna. Futbollisti që ka luajtur për Interin, Milanin, PSG-në, Juventusin, Barcelonën dhe Manchester United, ka rrëfyer se mishi, peshku dhe makaronat nuk duhet të mungojnë në meny. “Gjithashtu, shumë vezë! Dhe gjumi është jashtëzakonisht i rëndësishëm”,- ka shtuar suedezi.

    “Stërvitja nuk ka të bëjë vetëm me përfitimet fizike: sporti mund të përdoret për të ndihmuar të rinjtë të fitojnë vetëbesim dhe të gjejnë një drejtim kuptimplotë,”- shton Ibrahimovic në fund të intervistës.

    Cila është jeta e re e 41-vjeçarit Zlatan Ibrahimovic, pas

    Përveç jetës së tij aktive, superylli ka qenë i përfshirë në fushata të shumta. Ai u bë ambasador i markës për H&M dhe lançoi një koleksion të ri veshjesh, që mban emrin e tij, gjithashtu me synimin për të inkurajuar botën për të bërë sport, si dhe mori pjesë në projekte dhe fushata të shumta që ndihmojnë zhvillimin e fëmijëve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark