×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Cilat janë mundësitë për trajtimin e zhurmave në veshë?

    Insajderi
    08 December 2022 - 23:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Hapi i parë është gjithnjë vizita tek mjeku otorinolaringolog. Ai është në gjendje të vendosë diagnozën dhe të përcaktojë strategjinë e trajtimit të zhurmës.

    Sidoqoftë, trajtimet kryesore ndaj zhurmave të veshëve janë rreshtuar në vijim:

    1. Në shumë raste, në varësi të intensitetit të zhurmës, jepen mjekime qetësuese ose antidepresivë.

    2. Për njerëzit që nuk arrijnë të flenë nga zhurma, këshillohet vendosja e burimeve të jashtme zhurmash si, ndonjë ventilator, zëri i radios apo zëri i aparatit me “zhurmë të bardhë” që ka formën e aparatit të dëgjimit, zhurmë valësh deti, cicërima zogjsh, etj. (këto lloj zhurmash sigurohen nga aparate speciale).

    3. Në rastet e shtimit të zhurmës, këshillohet të ndalohet kafeina si dhe marrja e dozave të konsiderueshme të aspirinës dhe produkteve të saj, transmeton Telegrafi.

    4. Ruajtja e dëgjimit, pasi dëmtimi i tij e keqëson në mënyrë të ndjeshme zhurmën e veshëve.

    Në përgjithësi, nuk ka një strategji të caktuar për të parandaluar zhurmën e veshëve. E vetmja gjë që mund të rekomandohet, me siguri, është ruajtja nga zhurmat e forta.

    Kudo që të ketë zhurma të forta duhet të përdoren mjete mbrojtëse për veshët, si kufje, tapa, etj. 

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    25 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark