Obsessive compulsive disorder – Çrregullimi obsesiv-kompulsiv
Unë njoh disa njerëz me OCD dhe më lini t’ju them që janë fantastikë;nga njerëzit më të zgjuar, më të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë që kam patur kënaqësinë të takoj. Ndonjëherë nga lufta e vazhdueshme që kanë për të qetësuar dhe ulur xhirot e trurit të tyre, duken të pasjellshëm apo vulgarë.
PËRKUFIZIMI, TREGUESIT DHE SIMPTOMAT
Në anglisht vetë emri shpjegon çrregullimin,por përshtatja mjekësore në shqip l ëpër të dëshiruar. Prandaj si fillim dua ta shpjegoj fjalë për fjalë ç’do të thotë.
Obsessive – të paturit e një mendimi/ndjenje të vazhdueshme dhe pa shkëputje
Compulsive – të paturit e një mendimi/ndjenje që duket e pafrenueshme, e papërmbajtshme
Disorder – Çrregullim
OCD është një çrregullim gjerësisht heterogjen që përbëhet nga një sërë simptomash, prandaj vazhdon të jetë e vështirë studimi dhe diagnoza objektive, pra ajo e mbështetur në skanera të trurit apo teste laboratori, dhe jo ajo gjysmë objektivja nga doktorët me listën e tyre.
Megjithatë kërkuesit kanë gjetur 5 dimensione kryesore:
1. Të ndjerit përgjegjës kur dikush lëndohet; mendimi se është faji juaj apo ju mund ta kishit parandaluar;
2. Të qenurit i/e fiksuar pas simetrisë, rregullit dhe ritualeve në lidhje me numrat;
3. Të qenurit i/e fiksuar pas pastërtisë, larjes dhe ritualeve të pastrimit;
4. Të ndjerit neveri për mendimet tuaja në lidhje me dhunën, seksin dhe fenë;
5. Të mbledhurit e shumë ‘rraqeve’, për t’i patur ose për t’i bërë koleksion.
Është tepër e vështirë për te jetuar me këto ‘fiksimet’ e mësipërme. Për t’u diagnostikuar me OCD nuk mjafton të keni një apo dy nga ato dhe ti përjetoni ndonjëherë. Në vetvete ky çrregullim të ndryshon jetesën plotësisht, të merr kohë ku fiksimet mund të zgjasin 11 orë rresht dhe kërkon vëmendje të vazhdueshme.
Shkruar nga Megi Kociaj, e cila ka mbaruar studimet për Neuroshkencë në King’s College, Londër dhe është themeluese e blogut @BananaDitar. “Studimi i trurit ka ardhur si pasojë e kuriozitetit tim për njeriun, kur është mirë dhe kur nuk është mirë si mund ta zgjidhnim,” tregon ajo për Anabel.