
Qeveria e Kosovës ka obliguar sektorin e Gastronomisë t’i shërbej klientët ujë për pije nga çezma. Ndonëse, shpesh herë kemi parë se si ankohen qytetarët e Prishtinës për ujin e trubullt që vjen nga çeshmja, nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike thonë që cilësia e ujit përmbush standardet e parapara, shkruan Gazeta Insajderi.
Era Pireva, nga zyra për Informim në IKSHP, tha për Insajderin se nga rezultatet laboratorike, në PËRGJITHËSI, uji është i pijshëm.
“Nga rezultatet laboratorike te mostrave te analizuara te deritanishme, (viti 2022 ) rezulton se ne pergjithesi, i permbushin standardet e parapara sipas udhezimit administrativ 10/2021 per cilesine e ujit per konsum nga njeriu”, tha Pireva për Insajderin.
Uji për pije në regjionin e Prishtinës, monitorohet në baza ditore.
Lajmi për obligimin e sektorit të Gastronomis t’u shërbej qyetarëve ujë nga çezma bëri bujë të madhe në vend. Si vendim u komentua shumë. Disa edhe filluan talljet.
Edhe nga ky sektor kishte reagime. Madje ata kërkuan që të obligohet edhe lënja e bakshishëve.
E këtë vendim e ka mirëpritur kompania rajonale e ujësjellsit “Prishtina”, edhe pse ata ishin ideatorët.
Drejtori ekzekutiv, Sokol Xhafa, për Insajderin është shprehur se kjo kërkesë e tyre ndaj qeverisë ishte e kahmotshme.
Xhafa është shprehur se konusmatorwt nuk është se janë edhe pagues të rregullt të ujit që e përdorin.
Ndonëse temperaturat e larta po mbizotërojnë në vendin tonë, Xhafa thotë se nuk do të ketë ndërpreje të ujit të pijshëm derisa ai të mos keqpërdoret.
/Gazeta Insajderi/