×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Cilët janë njerëzit më të pasur në botë?

    Insajderi
    22 September 2021 - 16:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Forbes ka publikuar në shtator 2021 listën e 10 personave më të pasur në botë dhe disa fakte interesante rreth tyre.

    1.Jeff Bezos – 201.7 miliardë dollarë

    Themeluesi dhe pronari i Amazon ka një pasuri neto prej 201.7 miliardë. Ai është rënditur si personi i parë më i pasur në botë. Bezos e themeloi Amazon në vitin 1994 nga garazhi i tij në Seattle. Gjatë kohës së pandemis koronavirus, kjo kompani ka përfituarë për shkak së shumë njerëz kanë bërë blerje në internet.

    2.Elon Musk – 195.3 miliardë dollarë

    Musk është themeluesi i makinave elektrike Tesla dhe raketeve SpaceX. Kompania e raketave, SpaceX vlerësohet rreth 100 miliardë dollarë. Ndërsa Tesla është prodhuesi më i vlefshëm i veturave në botë me një kapital tregu prej 342 miliardë dollarë.

    3.Bernard Arnault

    Francezi Bernard Arnault është personi i tretë më i pasur në botë. Pauria e tij neto është 187.1 miliardë dollarë. Biznesi i tij përfshin më shumë se 70 marka, përfshirë Louis Vuitton dhe Sephora. Ai gjithashtu është njeriu më i pasur në Evropë.

    4.Mark Zuckerberg – 135 miliardë dollarë

    Themeluesi dhe kryetari i rrjetit social Facebook ka një pasuri neto prej 135 miliardë dollarë. Sot ai zotron 15% të aksioneve në Facebook pasi firma doli në publik në maj 2012. Zukemberg është miliarderi më i ri.

    5.Bill Gates – 132 miliard dollarë

    Gates ka një pasuri neto prej 132 miliardë dollarësh. Ai themeloi gjigandin e softuerit Microsoft së bashku me Paul Allen. Bill Gates shiti shumë nga aksionet e tij duke mbajtur vetëm 1% dhe duke investuar pjesë tjetër në asete tjera. Fondacioni Bill&Melinda Gates është fondacioni më i madh privat bamirës në botë.

    6.Larry Page – 123.1 miliard dollarë

    Larry Page është bashkëthemelues i Google dhe ka një pasuri neto prej 123,1 miliardë dolllarësh. Ai gjithashtu ka investuar në Planetary Resourses dhe financon “Flying Car”.

    7.Sergey Brin – 118.6 miliardë dollarë

    Bashkëthemeluesi dhe antari i bordit të Alphabet, Sergey Brin ka një pasuri neto prej 118.6 miliardë dollarë. Ai themeloi Google bashkë me Larry Page në 1998 e cila u bë publike në 2004.

    8.Larry Ellison – 117.4 miliardë dollarë

    Ellison ka një pasuri neto prej 117.4 miliardë euro, të cilat i fitoi nga kompania Oracle, firma softuerike që e themeloi në vitin 1977. Ai ka dhënë dorëheqjen si pronar por tani është kryetar i bordit.

    9.Warren Buffet – 101.4 miliardë dollarë

    Buffet drejton Berkshire Hathaway që zotron mbi 60 kompani, duke përfshirë ato të famshme si Geico Insurance, Duracell, Diry Queen Restaurant.

    10.Steve Ballmar – 92.3 miliardë dollarë

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    25 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark