×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Cili është orari më i mirë për të fjetur sipas shkencës

    Insajderi
    15 December 2023 - 22:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nuk ka rëndësi nëse jeni një person i mëngjesit apo nëse ju pëlqen të qëndroni zgjuar natën vonë. Shkenca ka identifikuar kohën më të mirë për të fjetur që do të na ndihmojë të ndihemi mirë, të ruajmë shëndetin dhe mirëqenien mendore dhe të funksionojmë më së miri ditë pas dite. Sipas studiuesve ekziston një kohë optimale për të shkuar në shtrat.

    Sipas kërkimeve shkencore, oraret specifike kur shkoni për të fjetur dhe zgjoheni mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në cilësinë e gjumit tuaj.

    Në përgjithësi, trupi dhe truri ngadalësohen kur errësohet dhe fillojnë të zgjohen kur lind dielli. Për këtë arsye, cilësia më e mirë e gjumit arrihet duke fjetur nga ora 22:00 e mbrëmjes dhe duke u zgjuar rreth orës 7 të mëngjesit. Ka shumë prova që e mbështetin këtë tezë.

    Një studim që përfshin mbi një mijë punëtorë japonezë zbuloi se ata që shkonin në shtrat më vonë se mesnata kishin më shumë gjasa të kishin simptoma depresive.

    Një tjetër hulumtim zbuloi se njerëzit që preferonin të flinin më vonë kishin gjithashtu nivele më të larta të përsëritjes se mendimeve negative, si qëndrimi në probleme ose përvoja të këqija. Kjo, nga ana tjetër ndikon edhe në sasinë e gjumit që merr një person.

    Sasia e gjumit që secili prej nesh ka nevojë çdo natë ndryshon gjatë gjithë jetës sonë. Përveç moshës, nevoja jonë për gjumë ndikohet nga faktorë të tillë si gjenetika, cikli individual cirkadian dhe zakonet e jetesës; sidomos të ushqyerit dhe ushtrimet.

    Mesatarisht, sipas organizatës amerikane National Sleep Foundation, një i rritur ka nevojë për shtatë deri në nëntë orë gjumë cilësor çdo natë për të bërë një jetë të shëndetshme.

    Megjithatë, për të vendosur se cila është koha më e mirë për të fjetur për ju, është e rëndësishme të mendoni se sa gjumë keni nevojë për t’u çlodhur. Në fakt, të gjithë kanë nevojë për gjumë të ndryshme nga të tjerët. Ka nga ata që mund të funksionojnë në mënyrë perfekte edhe me vetëm 6-7 orë në natë dhe nga ata që kanë nevojë për më shumë se nëntë orë për t’u ndier të pushuar.

    Megjithatë, sasia dhe cilësia e gjumit janë po aq të rëndësishme. Krijimi i një rutine të qëndrueshme gjatë natës mund të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së pushimit tuaj dhe rrjedhimisht, edhe në cilësinë e jetës tuaj të zgjuar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark