×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Çitaku i reagon ashpër ministrit Aliu: Nuk mundesh me e dashtë Shqipërinë duke e urrejtë Kosovën

    Insajderi
    01 December 2023 - 08:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku i ka reaguar ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës, Liburn Aliut i cili mbrëmë në një emision televiziv kishte deklaruar se Kosova është një projekt i përkohshëm, duke iu referuar aspiratës për bashkim me Shqipërinë.

    Teksa Çitaku në reagimin e saj në Facebook, duke iu referuar ministrit Aliu, tha se “nuk mundesh me e dashtë Shqipërinë duke e urrejtë Kosovën”.

    Sipas saj, qeveritë janë të përkohshme, derisa Kosova është e përjetshme.

    “Nuk mundesh me e dashtë Shqipërinë duke e urrejtë Kosovën. Qeveritë janë të përkohshme. Kosova është e përjetshme”, tha Çitaku.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark