×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Çitaku i reagon Bislimit: Po sillet si opozitar i papërgjegjshëm

    Insajderi
    14 December 2023 - 12:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, pas deklarimeve të tij se opozita po koordinohet me Serbinë.

    Çitaku e ka quajtur spekulim dhe shpifje deklaratën e Bislimit i cili ka thënë se ka disa shembuj që partitë opozitare janë në një vijë me Serbinë.

    Ajo tutje ka thënë se “vartësit e kryeministrit vazhdojnë të sillen si opozitarë të papërgjegjshëm”.

    “Dje njëri nga ta mes shumë spekulimesh dhe të pavërtetash, paska akuzuar opozitën për koordinim me Serbinë. Sinqerisht, në cilin planet po jetojnë?”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

    Ajo ka shtuar se “në mungesë totale të rezultateve në qeverisje, eksponentët e VV janë kthyer në habitatin e tyre më komod; në llumin e shpifjeve”.

    “Të nderuar, gjatë qeverisjes suaj rritje kanë shënuar vetëm pabarazia, inflacioni, migrimi dhe asociacioni. Të mjerë”, është shprehur Çitaku.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark