×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Çitaku i reagon Sveçlës rreth deklaratës për protestën e veteranëve

    Insajderi
    15 July 2023 - 13:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi “po e humb betejën në terren me Kurtin”, dhe se “prandaj edhe po i kthehet luftës hibride që përmes mekanizmave që ka në kontroll të tentojë të nxisë trazira në Kosovë”

    Atij i ka reaguar nënkryetarja e Partisë Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku duke quajtur skandaloze këtë deklaratë të ministrit.

    “Skandaloze deklarata e Ministrit Xhelal Zvecla. Ministër, je aty me e mbrojtë rendin, ligjin, Kushtetutën. Jo me i sulmu mediat. Jo me e cënu fjalën e lirë. Po sillesh si Komisar. E për gjuhën kundër veteranëve, spo flas. Turp dhe mjerim”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark