×
  • Lajme
  • Insajderi

    Çitaku: Kurti ofendoi diasporën duke i quajtur analfabetë

    Insajderi
    03 September 2022 - 17:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se ka ofenduar diasporën duke i quajtur ata analfabetë, gjë e cila sipas saj dëshmon se kreu i Vetëvendosjes po i shfrytëzon bashkatdhetarët vetëm sa për t’ua marrë votat.

    “Albin Kurti i ka parë sondazhet e njëjta nga diaspora që i kemi parë edhe ne. Prandaj, ai sot i ofendoi bashkatdhetarët tonë në diasporë duke i quajtur analfabetë. Edhe PDK-ja ka pasur në zgjedhjet e kaluara rënie votash në diasporë, por ne asnjëherë nuk i kemi ofenduar e përbuzur bashkatdhetarët tonë”, shkruan Çitaku në Facebook.

    Ajo thotë se PDK-ja e ka respektuar diasporën për shkak të kontributit për lirinë e Kosovës, por asnjëherë nuk e ka trajtuar në bazë të votës.

    Sipas saj, kryeministri Kurti e sheh diasporën vetëm si votë që e përdor kur i nevojitet dhe pastaj e braktis.

    “Kështu, ne e dënojmë gjuhën denigruese dhe poshtëruese të kryeministrit ndaj bashkatdhetarëve tonë. Albin, rregulloja jetën familjarëve të diasporës në Kosovë! Mjaft i ofendove edhe ata në Kosovë edhe ata në diasporë”, ka thënë Çitaku.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark