×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Çitaku: Vjosa Osmani ishte e zëshme ndaj shefave sa ishte në LDK, me Kurtin spo e çel gojën

    Insajderi
    01 July 2023 - 21:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka folur për rolin e presidentes Vjosa Osmani pas zhvillimeve të muajve të fundit në vend.

    Çitaku na solli në mendje se Osmani ndaj ish-kryetarëve të partisë së saj kishte një gjuhë të ashpër, ndërsa ndaj Albin Kurtit nuk e çel gojën për asgjë.

    “E kemi parë më herët zonjën Osmani të ketë qenë shumë e zëshme ndaj shefave të partisë së vet, ndërsa është tërësisht e heshtur në aventurat e kryeministrit Kurti”, tha ajo.

    Dhe për zyrtaren e PDK’së kjo heshtje e të parës së vendit është e “frikshme”.

    “Jashtëzakonisht zhgënjyese ka qenë sjellja e presidentes këto muajt e fundit, dhe heshtje e frikshme”, theksoi ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark