×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    U rrahën mes vete me mjete të të rrezikshme, tre persona bëhen për spital në Fushë- Kosovë

    Insajderi
    02 May 2024 - 11:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tre persona janë arrestuar në Fushë- Kosovë, pasi që janë përleshur fizikisht mes vete të mërkurën rreth orës 19:00 në rrugën “Eqrem Qabej”.

    Policia ka njoftuar se gjatë përleshjes, të dyshuarit kanë përdorur mjete të rrezikshme, thikë dhe shufër metalike.

    “Si pasojë, të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, njeri prej të dyshuarve dërgohet në mbajtje, ndërsa dy lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

    Rasti me vendim të prokurorit është hapur ‘lëndim i rëndë trupor’ dhe po hetohet nga njësitet përkatëse të policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark