Manchester City është në rrugë të mbarë drejt titullit kampion, pasi ka kaluar lehtësisht pengesën Newcastle me rezultatin 5-0 dhe tani numëron 3 pikë më shumë se Liverpool në klasifikim.
“Qytetarët” e hapën shfaqjen me Sterling dhe e mbyllën me të, pasi ai shënoi dy prej golave në këtë ndeshje të dominuar nga kampionët në fuqi.
Në pjesën e parë ai e zhbllokoi ndeshjen dhe më pas realizoi edhe Laporte. Në fillim të pjesës së dytë e mori skenën Rodri, autor i golit të tretë, kurse Foden plotësoi “pokerin” para se t’i mbyllte llogaritë Sterling.
Manchester City-Newcastle 5-0
Sterling 19’, 90+3’, Laporte 38’, Rodri 61’, Foden 90+1’
GOLAT