×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Çka deklaroi para gjykatës gruaja që e goditi për vdekje 26 vjeçarin në Prishtinë?

    Insajderi
    28 February 2024 - 15:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjykata Themelore në Prishtinë sot ka aprovuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit prej 1 muaji ndaj Y.B, shoferes që goditi për vdekje 26 vjeçarin në rrugën “Agim Ramadani”, shkruan Insajderi.

    Ndërkohë, janë mësuar detaje se çka ka thënë e dyshuara si dhe mbrojtësi saj para trupit gjykues.

    Në vendimin e Gjykatës, thuhet se në seancë dëgjimore, e dyshuara Y.B., ka shprehur keqardhje lidhur me rastin duke thënë se asnjëherë në jetën e saj nuk ka rënë ndesh me ligjin. Ajo ka kërkuar edhe falje publike për rastin që ka ndodhur.

    Ndërkaq, mbrojtësi i saj, avokati Nasuf Hasani, thuhet se në atë seancë ka thënë se ndjen keqardhje për rastin që ka ndodhur dhe se nuk ka dëshirë askujt t’i ndodh ky rast.

    Tutje, avokati Hasani ka kundërshtuar kërkesën e Prokurorisë për caktim të paraburgimit, me arsyetimin se nuk ka ekzistuar dashja për privimin nga jeta të tani të ndjerit Sh.H dhe se kërkesa për paraburgim është masa më e rëndë e mundshme.

    Avokati Hasani ka theksuar po ashtu se nuk ekziston rreziku i ikjes apo të ndikimi në prova apo dëshmitarë dhe se e dyshuara do të jetë e gatshme në secilin moment të përballet me drejtësinë.

    Ndërkaq, prokurori Eset Rama, thuhet se ka qëndruar pranë kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit, duke shtuar se nga video-incizimi i kamerave, skica e vendit të ngjarjes, raporti i mjetit, kuptohet se e dyshuara ka vepruar në kundërshtim me rregullat e trafikut.

    Lidhur me rastin, sipas prokurori Rama në vend të ngjarjes ka pasur shumë dëshmitarë dhe se ekziston rreziku i ndikimit në ta, pasi që Prokuroria ende nuk i ka dëgjuar të njëjtit dhe se sipas prokurorit e vetmja masë për sigurimin e të dyshuarës në procedurë, është paraburgimi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark