×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Çka deklaroi sot Naim Murseli para Prokurorisë? Avokatja e tij flet për Insajderin

    Insajderi
    01 February 2024 - 16:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Naim Murseli, i cili dyshohet për vrasjen e gruas së tij Liridona Ademaj, ka dhënë dëshminë para Prokurorisë Themelore në Prishtinë sot.

    Në dëshminë e tij para Prokurorisë ai ka mohuar versionin që ka dhënë gjatë intervistimit në polici.

    Avokatja e tij, Teuta Zhinipotoku, i ka thënë Gazetës Insajderi se Murseli i ka hedhur poshtë edhe aludimet për tradhëti që janë raportuar në media.

    “Deshmia e te pandehurit Naim Murseli ka mbaruar , me sot eshte kry deklarimi i tij prane Prokurorise themelore ne Prishtine , i cili ne tersi e ka mohuar verzionin e dhene gjate intervisitimit ne Polici. Deklarata e tij ka qene e dhene ne detaje ne spjegimin e ngjarjes e ka mohuar implikimin e tij ne kete rast. Informatat te cilat jane publikuar lidhje me raportet e tendosura ne mes te bashkeshorteve lidhur me besnikerine e tyre i pandehuri ne tersi i ka mohuar. Prokuroria vazhdon me grumbullimin e provavete matutjeshm”, tha avokatja Teuta Zhinipotoku për Insajderin.

    Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë në dhjetor të vitit 2023, ua ka vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët dyshohen për vrasjen e 30-vjeçares, Liridona Ademaj.

    Të njëjtëve Gjykata më 3 dhjetor 2023, ua kishte caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 30 ditësh, të cilin vendim e kishte lënë në fuqi edhe Gjykata e Apelit.

    Liridona Ademaj është vrarë me 29 nëntor të vitit të kaluar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark