×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Çka do të ndodh sot në Kosovë

    Insajderi
    06 February 2023 - 08:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ngjarjet për ditën e sotme, 6 shkurt 2023:

    Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të organizojë një aksion si reagim ndaj akuzave publike për keqpërdorime me punësime në arsim. (Ora 09:30, Para Komunës së Prizrenit)

    Ministria e Financave, Punëve dhe Transfereve lanson Platformën për Punësim të të rinjve. Pjesëmarrës do të jenë kryeministri Albin Kurti, ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly dhe ministri Hekuran Murati. (Ora 10:00, Hotel “Sirius”, Prishtnë)

    Kuvendi Komunal i Prizrenit do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme, me rend dite falja e tatimit në pronë deri në 100 euro. (Ora 10:00, Shtëpia e Bardhë, Prizren)

    Kryesia e Kuvendit mban mbledhjen e radhës. (Ora 11:00, Kuvendi i Kosovës, C301)Kryesia e Parlamentit Studentor mban konferencë për media lidhur me organizimin e marshit kundër asociacionit. (Ora 11:00, Para Bibliotekës Kombëtare)

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësues të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Këshillit Koordinues të Familjarëve të Personave të Zhdukur gjatë luftës në Kosovë. (Ora 12:00, Kuvendi i Kosovës, N302)Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) do të mbajë konferencë për medie.

    Me këtë rast do të nënshkruhet marrëveshja me KB “Rahoveci” për organizimin e Kupës së Kosovës; si do të zbulohet logoja e Final 8. (Ora 13:00, Zyrat e FSK-së, Arbëri)

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark