×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Çka ndodh me armatimin dhe mjetet e tjera të sekuestruara në aksionin kundër grupit terrorist?

    Insajderi
    26 September 2023 - 17:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qindra armë dhe pajisje përcjellëse u sekuestruan në aksionin kundër grupit terrorist në Banjskë të Zveçanit.

    Por, çka parasheh ligji për to?

    Sipas Kodit të Procedurës Penale, armët hyjnë në kuadër të pasurisë e cila i nënshtrohet automatikisht konfiskimit, pa marrë parasysh përfundimin e procedurës penale,.

    Fillimisht, ato duhet t’iu nënshtrohen të gjitha ekzaminimeve të nevojshme forenzike.

    Pas përfundimit të procedurës penale, Prokurori i Shtetit mund të kërkojë nga Gjykata që armët të shfrytëzohen nga Policia e Kosovës për nevojat e veta dhe Gjykata mund ta lejojë këtë.

    Ndërsa mjetet motorike, paratë, telefonat etj,  që janë sekuestruar, deri në fund të procedurës gjyqësore, do të menaxhohen nga Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar.

    Nëse Gjykata konstaton fajësinë e të pandehurve dhe konfiskon asetet e sekuestruara, me kërkesë të Prokurorit të Shtetit, ajo mund të vendosë që këto asete të shiten, likuidohen apo t’i kalohen Qeverisë së Kosovës për shfrytëzim. /BetimipërDrejtësi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark