×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Çka po ndodhë me çmimet e naftës në Kosovë? – Diku nafta po shitet 1.49 diku 1.58

    Insajderi
    27 September 2023 - 12:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Çmimet e derivateve në Kosovë po pësojnë rritje herë pas here. Derisa në një pompë nafta po shitet 1.49, në një tjetër 1.58. Kjo sipas kryetarit të Shoqatës së Naftëtarëve është normale në një treg të lirë, siç e ka Kosova.

    Tregu është i lirë, jemi shteti më i vogël në botë me më së shumti pika karburanti. Jemi 1.8mln banorë i kemi 800 pika karburanti qytetari mundet me zgjedh ku me u furnizu me se liri dhe më së miri”, ka thënë Berjani për Insajderin derisa shtoi se “Çmimi i derivateve është në rënie”.

    Berjani tregoi aktualisht se si po sillen çmimet e derivateve në vend.

    “Sa i përket çmimeve sot në Kosovë sillen përafërsisht Dizelli 1.49 cent Deri 1.55 cent Benzina 1.48 cent deri 1.52 cent”, u shpreh ai.

    Ai u pajtua se çmimet për standarin e qytetarëve janë të larta.

    “Çmimi i derivateve për standardin tonë për qytetarët tonë është i lartë, çmimi real për qytetarët tonë kishte me qenë 1.€ po kjo nuk varet nga ne po as nga Qeveria çmimin e përcakton Berza dhe organizata prodhuese Opec”, shtoi ai.

    Sipas tij nga vendet e rajonit Kosova pas Maqedonisë së Veriut ka çmimet më të ulta.

    “Qytetarët tanë janë duke u furnizu me çmime më të lira në regjion përveç Maqedonisë Veriore e cila ka akcizën për dizell ma të ultë se ne për 22 cent ndërsa benzinën e kanë si tek ne çmimet në regjion;

    Kosovë Dizelli 1.49 cent Benzina 1.48 cent

    Shqipëria Dizelli 1.93 cent Benz. 1.91 cent

    Serbia Dizelli. 1.69 cent Benzina 1.76 cent

    Mali i zi Dizelli 1.59 cent Benzina 1.63 cent

    Bosna Dizelli 1.50 cent Benzina 1.49 cent

    Kroacia Dizelli 1.59 cent Benzina 1.60 cent

    Sllovenia Dizelli 1.66 cent Benzina 1.65 cent

    Maqedonia veriore Dizelli 1.35 cent Benzina 1.42 cent”.

    Berjani tha se çmimin e derivateve e përcakton Berza dhe organizata prodhuese OPEC, dhe se për çmimet në ditët në vijim, se çfarë çmime do të kemi s’mund të paragjykojë sepse herë pas here po ka lëvizje të madh në tregje ndërkombëtare dhe Berz.

    Ndërkohë, nga Ministria e Tregtisë, kanë thënë se janë duke analizuar çmimet e derivateve, dhe se varësisht nga situata, do të mund të ketë edhe ndonjë vendim të ri rreth kësaj.

    Vendimi i MINT ka qenë në fuqi nga data 03/08/2023 – 03/09/2023, pasi që mbi bazën e një analize në treg është konstatuar se kishte lëvizje të paarsyeshme të çmimeve të derivateve në treg; Gjatë periudhës sa Vendimi ishte në fuqi, Inspektorati i Tregut në bashkëpunim me Inspektoratin e ATK-së kanë realizuar 30 inspektime ku është bërë analiza e çmimeve të furnizimit dhe është kalkuluar marzha tregtare; Nga gjithsejtë 30 inspektime, është konstatuar se 14 operatorë ekonomik nuk kanë respektuar vendimin e MINT për rregullimin e çmimit të produkteve të naftës; Ndaj të gjitha subjekteve të lartcekura, të cilat nuk kanë respektuar marzhën tregtare të përcaktuar me Vendim, është iniciuar lëndë në Gjykatën Themelore dhe pritet të shqiptohen ndëshkime meritore; Aktualisht jemi duke analizuar sërish lëvizjet e çmimeve dhe gjatë ditëve në vijim do të konstatohet nëse është e arsyeshme që të ketë një vendim të ri. Vlen të theksohet se çmimi i furnizimit është rritur ndjeshëm megjithatë kjo në asnjë mënyrë nuk duhet të keqpërdoret nga operatorët ekonomik që t’i rrisin çmimet jo proporcionalisht me çmimin e furnizimit”, ka thënë MINT.

    Pas rritjes së vazhdueshme nga kompanitë, ministria e Industrisë kishte ndërmarrë vendime të ndryshme për çmimet e derivateve, duke vendosur edhe çmim tavan të përditshëm.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark