×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Çka po ndodhë? – Pas përfundimit të Big-ut përplasen keq Nita me Bledi Manen

    Insajderi
    08 May 2023 - 15:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nita Latifi dhe Bledi Mane kanë pasur një raport mjaft të mirë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Por gjërat mes tyre kanë ndryshuar pas mbarimit të “Big Brother VIP”.

    E ftuar në emisionin “E Diell”, këngëtarja komentoi një deklaratë të bujshme të gazetarit për vajzat e Kosovës.

    Ish-banorja është shprehur tepër e zhgënjyer nga kjo deklaratë, teksa ka thënë se ajo nuk e njihte fare Bledin kur e takoi brenda shtëpisë së BB VIP. Madje Nita shtoi se martesa që u bë brenda shtëpisë ishte lojë dhe mes tyre nuk ka asgjë.

    Pjesë nga debati:

    Nita: Jashtë ishin gjërat ndryshe. Nuk kisha ditur shumë gjëra

    Ervin Kurti: Ju pashë në korridor dhe pyeta Bledin ‘a i ke punët mirë me Nitën’ dhe tha ‘mirë’. Pashë një lloj ftohje me Bledin

    Nita: Ftohje? Bllok edhe me Bledin. Se kam dit që i ka sharrë çikat e Kosovës. Ka thënë çikat kosovare sa të hapin gojën, domethënë aty mbaron puna.

    Bledi: Ju nuk shkoni tek origjina e lajmit por e përcillni gojë më gojë

    Nita: Po hajde ti shkojmë tek origjina. Si ka mundësi që njerëzit atje jashtë nuk po të duan fare. Si ka mundësi që afron një person që i shan vajzat shqiptare të Kosovës.

    Bledi: Deklaratat e mia kanë qenë për kuzhinën me Milaimin, kam thënë në Kosovë nuk përdorni vaj ulliri. E dyta, në një intervistë kam thënë se ka vajza nga Kosova që fonetika e tyre tingëllon mashkullore. Nuk është ofendim, është konstatim.

    Nita: Dyshoj që ky kur ka hyrë në atë shtëpi, shoqërinë që ka pasur me mua, gjë që e ka thënë ndryshe këtu jashtë. Ka postuar foto të dasmës, ‘unë po të pres’. Duhet me pasur kujdes me këto se njerëzit jashtë i keqkuptojnë. Ka përfituar prej asaj gjëje, ndoshta për të fituar një farë pëlqimi nga kosovarët

    Bledi: “Instagram”-i im nëse ka dalë dasma, dasma në thonjëza se ishte artistike, mos ki merak se nuk të marr për grua

    Nita: Çiftin tënd nuk e shoh

    Bledi: Nuk kam ngelur unë të martohemi bashkë

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark