×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza

    Çka po synon të arrijë politika serbe përmes sabotimit ndaj Republikës së Kosovës?

    Insajderi
    07 November 2022 - 16:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas vendimit për largim nga institucionet e Kosovës, deputetët e Listës Serbe sot dorëzuan edhe mandatet e tyre në Kuvendin e Kosovës.

    Poashtu, ditën e djeshme kanë dhënë dorëheqje edhe kryetarët e komunave veriore, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

    Përpos kryetarëve, dorëheqje kanë dhënë edhe këshilltarët në kuvendet komunale nga radhët e Listës Serbe.

    Gjithçka nisi me drejtorin e Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili refuzoi që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS – Republika e Kosovës.

    Çka po synon të arrijë politika serbe përmes sabotimit ndaj Republikës së Kosovës?

    Lidhur me këtë çështje, për Gazetën Insajderi ka folur njohësi i çështjeve politike, Shkëlzen Maliqi, i cili tha se aspirata e serbëve është Serbia e madhe.

    Ai potencoi se Serbisë nuk i konvenon të ta njoh pavarësinë e Kosovës pa kompenzim.

    Derisa, shtoi se edhe Serbia e di që nuk mund ta kthejë kontrollin në Kosovë, por po mundohet të nxjerrë diçka.

    “Serbisë nuk i konvenon ta njoh pavarësinë e Kosovës pa “kompenzim”. E di se nuk mund ta kthejë kontrollin, por po mundohet me nxjerr diçka nga tapia historike e sovranitetit qe e ka pas, dhe qe ende figuron si shprehje ne Rezoluten 1244 te OKB e vitit 1999. Idealisht ajo e ka pas synimin që për Kosovën ta përfitojë Republika serbskën e Bosnjës, dhe nëse kjo nuk ndodh, ta mbajë kontrollin efektiv mbi Veriun e Kosovës. Idealisht i do të dyja edhe gjysmën e Bosnjës edhe Veriun e Kosovës, çka do të forconte edhe aspiratën për rigllabërimin e Malit të Zi si pjesë e “botës Serbe”, një supstitut për krijimin e Serbisë së madhe, e cila pat dështu si qëllim i luftërave të viteve 90″ – tha Shkëlzen Maliqi.

    Sipas tij, Serbia po tenton ta mbaj gjendjen e konfliktit të ngrirë me shpresë që në të ardhmen të krijohen kushtet për një ripushtim.

    “Serbia nacionaliste mendon se aktualisht në Kosovë duhet të mbahet gjendja e konfliktit të ngrirë, me shpresën që në të ardhmen të krijohen kushtet për ripushtim të Kosovës” – tha Maliqi.

    Ai shtoi se Serbisë nuk duhet t’i krijohen kushte që ta mbaj peng jo vetëm Kosovën, por edhe tërë rajonin në pritje të një lufte të re sqaruese.

    Serbisë assesi nuk duhet t’i lejohet që të mbajë peng jo vetëm Kosovën por edhe tërë rajonin në pritje të një lufte të re sqaruese. Tani është koha që ajo të ndalet duke e mposhtur ambicien e saj hegjemoniste” – përfundoi Maliqi.

    Derisa, sipas profesorit Dorajet Imeri, largimi i serbëve nga institucionet ka për qëllim ta paraqet Kosovën si një shtet ku nuk respektohet pozita e minoriteteve.

    Ai tutje nënvizoi se policët serbë janë punësuar përmes një marrëveshjeje për prishjen e strukturave paralele.

    Largimi nga institucionet ka qellim të paraqes vendin si shteti ku nuk respekton pozitën e minoriteteve dhe si një formë e presionit ndaj qeverisë së Kosovës. Braktisja e vendeve të punës tregon se si është bërë fillimisht pranimi i tyre, pasi shume nga serbët policë të Kosovës kanë ardhur aty përmes një marrëveshjeje për prishjen e strukturave paralele. Pra këta janë ‘’policët paralel të Kosoves. Largimi i tyre, vetëm ne veri, tregon uverturën që Serbia deshiron ta nis në Kosovë, të kërkojë një status special për veriun, shkëputjen mundësisht” – tha ai .

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark