×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    Çka s’po shkon me projektligjin për Shëndetin Riprodhues, deputet i VV-së: Të mos ju lejohet grave të pa martuara…

    Insajderi
    01 March 2024 - 19:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Projektligj që do t’u lejonte grave të Kosovës të bëheshin me fëmijë në formë artificiale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, është duke u kritikuar nga deputetë e Kuvendit, madje edhe nga ata të pozitës.

    Se duhet të ketë përmirësime, po e thotë edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica.

    Ai tregon se ku qëndron problemi thelbësor me këtë projektligj.

    “Thelbi kryesor në këtë kundërshtimin tonë është që të mos ju lejohet grave të pa martuara të vendosin që të lindin fëmijë, pa ju jep të drejtën fëmijës ta njoh prindin e vet”, thotë ai mes tjerash.

    Ndiqeni deklaratën:

    Theksojmë se Grupi Ndërministror Kundër Dhunës në Familje, Dhunës ndaj grave dhe Dhunës me bazë gjinore duke deklarimet në Kuvend kundër projektligjit mbi shëndetin riprodhues dhe fertilizimit të asistuar mjekësor.

    Përmes një komunikate për media, ky grup ka theksuar nevojën për të përqendruar diskutimet në lidhje me shëndetin riprodhues në bazë të fakteve dhe në prizmin e të drejtave të njeriut, duke shmangur gjuhën e urrejtjes që ulë parimet themelore të barazisë gjinore dhe autonomisë së grave.

    Sipas këtij grupi, kjo përgjigje thekson angazhimin për mbrojtjen e të drejtave të individëve, veçanërisht të grave, për të marrë vendime të informuara lidhur me zgjedhjet e tyre riprodhuese, pa diskriminim dhe paragjykim.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark