×
  • Showbiz
  • Show

    Çka tha burri i Ritës për Kosovën?

    Insajderi
    27 November 2023 - 14:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Është hera ime e parë këtu dhe jam i nderuar që vij të vizitoj atdheun e gruas time. Qëndrimi dhe energjia këtu shumë e ngjashme me njerëzit nga unë jam, kështu që ndihem si në shtëpi tashmë”,kështu u shpreh partneri i Rita Orës, Taika Waititi për vizitën e tij në Kosovë.

    Në një takim me kryeministrin Albin Kurtin ai dha përshtypjet e para për vendlindjen e gruas së tij dhe mesa tregon i paska pëlqyer shumë.

    Kjo është hera e parë e tij në Kosovë. Dyshja së bashku me familjen e Ritës arritën ditën e djeshme, pasi artistja zgjodhi ta festonte 33-vjetorin në atdhe.

    Kujtojmë që Rita dhe Taika e kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në një ceremoni private para më shumë se një viti, por lajmin e konfirmuan vetëm pak muaj më parë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark