×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

    Insajderi
    25 April 2024 - 21:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, tash përfaqësues i Sllovenisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së gjatë fjalimit të tij ka përmendur masakrat e tmerrshme që janë bërë nga shteti i Serbisë në Kosovë.

    “Kosova do të kujtojë 25 vjet të vrasjeve masive më të tmerrshme gjatë konfliktit. Në Mejë, një fshat në Kosovë, rreth 300 burra dhe djem u nxorën nga kolona e refugjatëve dhe u ekzekutuan. Shumë jetë të tjera u shkatërruan atë ditë. Takova të veja dhe nëna të pikëlluara, dhe disa janë ende duke pritur për eshtrat e të dashurve të tyre. Kam vizituar Krushën e Madhe, fshatin e të vejave dhe sot në audiencë e njoh zonjën Hoti. Në fshat, të gjithë meshkujt e moshës 13 vjeç e lart, më shumë se 100 prej tyre, u vranë”, ka thënë Zhbogar gjatë fjalimit të tij në OKB.

    Pas takimit, Vuçiq ka përdorur shprehje jashtëzakonisht fyese.

    Kështu ka thënë kryeministri slloven, Robert Golob, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

    Sipas mediave të huaj, reagimi i Golob erdhi pasi Vuçiq tha një ditë më parë se “nuk dihet kush është më i neveritshëm, sllovenët apo dikush tjetër”, duke komentuar seancën e Këshillit të Sigurimit për Kosovën në të cilën mori pjesë.

    Për këtë ka reaguar edhe Tanja Fajon, ministre e Jashtme e këtij shteti.

    “Deklarata e Presidentit të Serbisë pas diskutimit në Këshillin e Sigurimit është ofenduese dhe e papranueshme për Slloveninë. Kërkojmë shpjegim dhe falje. Kjo deklaratë nuk është në frymën e marrëdhënieve të mira miqësore. Sllovenia e refuzon një nivel të tillë diskutimi publik. Deklaratat e Presidentit të Serbisë janë të pavërteta dhe janë fyerje për mbarë popullin”, ka deklaruar Fajon.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark