×
  • Lajme
  • Showbiz
  • Insajderi

    Çka thotë Faraoni G për fenë?

    Insajderi
    24 August 2022 - 14:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ilir Demolli i njohur me emrin artistik Faraoni G pas një pauze të gjatë nga jeta publike ka dhënë një intervistë për Gazetën Insajderi.

    Përveç muzikës ai ka folur edhe për politikën, religjionin e çështje të tjera që prekin shoqërinë kosovare. Jo rastësisht i janë bërë pyetje edhe të këtyre fushave.

    Ai është pyetur se cilit religjion i takon, ka treguar se më shumë sesa religjioni ka diçka tjetër që i bën përshtypje.

    “Unë nuk kam fort ngarkesë apo ndonjë pozicionimi në fe. Jam nacionalist, nacionalizmin e kam më të shprehur prej krejt këtyre gjërave tjera, nuk e di pse qysh tek por qashtu jam rrit, me nacionalitet unë lidhi shumë sene sesa me fe”, u shpreh ai për Insajderin.

    “Bile unë mendoj që sa herë t’i hini punës së fesë, më doket që po donë me fsheh diçka, po donë me mrri njëfarë kauze ‘fejk’”, potencoi ai.

     Ndërkohë, Faraoni G ka folur edhe për tema të tjera. Ka treguar se diçka e mirë i ka ndodhur gjatë pandemisë. Ka zbuluar datën e këngës më të re që do të sjelli, e që ka të bëjë për shqiptarët që duan patjetër të jenë shefa.

    Gjatë kësaj interviste, sigurisht foli edhe për llojin e muzikës që po bëhet tani. Nuk munguan këshillat e porositë për kolegët.

    Intervista e plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark