×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Çka thuhet në raportin e policisë për vdekjen e Artila Kamerit?

    Insajderi
    29 December 2023 - 10:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Graçanicë të Kosovës, ku një 34-vjeçare dyshohet se ka rënë nga kati i dytë i një hoteli dhe ka gjetur vdekjen. Bëhet fjalë për Artila Kamerin, shkruan Insajderi.

    Për rastin është deklaruar edhe Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

    Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

    “Graqanicë / 28.12.2023 – 03:23. Njësitet policore pasi kanë pranuar informatën se një person dyshohet se ka rënë nga kati i dytë i një hoteli, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur viktimën femër e cila dyshohej pa shenja jete, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e saj. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport përcjell Insajderi.

    E ndjera pas vetës ka lënë një vajzë.

    Sot, Insajderi ka kërkuar përgjigje edhe nga Prokuroria për rastin se deri ku kanë shkuar hetimet, por të njëjtit deri tani nuk janë përgjigjur.

    Për rastin, dje ka folur edhe Prokuroria Themelore e Prishtinës. Zëdhënësja, Laureta Ulaj, e cila tha se rasti është iniciuar “hetim mbi vdekjen”.

    “Pas pranimit të informatës nga policia, prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të njëjtit trupi i pa jetë është dërguar në IML për t’iu bërë obduksioni, ndërsa rasti është iniciuar “hetim mbi vdekjen. Prokuroria në koordinim me policinë është duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për t’i ndriçuar rrethanat e këtij rasti”, tha Ulaj.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark