×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria nis hetimet për vdekjen e Artila Kamerit nga Gjakova

    Insajderi
    28 December 2023 - 13:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hotelin “Venus”. Një 34 vjeçare ka mbetur e vdekur pasi ka rënë nga kati i dytë i hotelit në magjistralen Prishtinë – Lipjan. Viktima është Artila Kameri nga Gjakova. Ajo dyshohet se ishte bashkë me një person në një dhomë të hotelit derisa dyshohet se pas një zënke ka kërcyer nga ballkoni i objketit dhe ka mbetur e vdekur, shkruan Gazeta Insajderi.

    Lajmin për vdekjen e saj e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësja e policisë, Flora Ahemti.

    Për rastin ka folur edhe Prokuroria Themelore e Prishtinës. Zëdhënsja e saj, Laureta Ulaj, ka thënë se rasti është iniciuar “hetim mbi vdekjen”.

    “Pas pranimit të informatës nga policia, prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të njëjtit trupi i pa jetë është dërguar në IML për t’iu bërë obduksioni, ndërsa rasti është iniciuar “hetim mbi vdekjen. Prokuroria në koordinim me policinë është duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për t’i ndriçuar rrethanat e këtij rasti”, tha Ulaj

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark