×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Çka thuhet në raportin e Policisë për vrasjen e 21-vjeçares në Ferizaj?

    Insajderi
    13 April 2024 - 08:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar lidhur me vrasjen që ndodhi dje në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, ku një 21-vjeçare dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti i saj.

    Sipas Policisë, 36-vjeçari, “për motive ende të panjohura”, ka shtënë me armë zjarri ndaj ish-gruas së tij dhe vëllait të saj.

    Rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë”.

    “Rr. Vëllezërit Gërvalla, Ferizaj  12.04.2024-14:40. Është arrestuar i dyshuari mashkulli kosovar, pasi që i njëjti për motive ende të panjohura ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave (një mashkulli dhe një femër) dhe si pasojë e të shtënave viktima-femër ka mbetur pa shenja jete, ndërsa viktima-mashkull ka pësuar lëndime trupore, pas tretmanit mjekësor lirohet në shtëpi. Trupi pa jetë i viktimës dërgohet ne mjekësinë ligjore. Me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark