Enveristi Muharrem Xhafa anëtar i Partisë së Punës në Shqipëri, partisë së diktatorit Enver Hoxha, ka bërë një postim kundër SHBA’ve.
“Shitja prej SHBA -ve e interesave të popullit të Kosovës, pritej!
“Ndihmës”, që SHBA-të dhanë për “çlirimin” e Kosovës nga pushtuesit serbë, i doli tymi! Në thelb, me dakortësinë e Amerikës, Europa, më 1913, ndau Shqipërinë! Sot, me dakortësinë dhe me presionin e Amerikës mbi Kosovën, Europa po ndan Kosovën në dobi të Serbisë! SHBA-të dhe Europa jo vetëm të shesin, po edhe të vrasin për Rusinë dhe Serbinë! Si duket, titistët e Kosovës po fitojnë, jo populli! Një mësim i madh ky për Ukrainën dhe popullin e saj! Më 30 janar 2023“, shkruan Xhafa në Facebook.
Xhafa ende ruan me krenari kujtimet për Enver Hoxhën.
E lavdëron publikisht tërë kohën.
Në FB e ka të shënuar se është anëtar i Partisë se Punës. Po ashtu e ka të shënuar se është i shkolluar në Shkollën e Larte të Partisë “Vladimir Iliç Lenin”.
Por, ajo çfarë ka tronditur publikun kosovar nuk është budallallëku i enveristit Xhafa.
Por, budallallëku i një zyrtari të Qeverisë Kurti. Fjala është për Sami Hajrullahun.
Ai është këshilltar i Armend Mehajt, ministrit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.