Java që lamë pas ishte një javë e rëndësishme për tregtarët e valutave virtuale, të cilat tash së fundmi kanë filluar të jenë pjesë e pandashme e tregjeve botërore.
Bitcoin pati një ulje të madhe të shtunën e javës se kaluar, çmimi i saj shkoi deri në 7,796 dollarë për monedhë, por monedha pati një ngritje në gati dhjetë mijë dollarë të dielën. Por çmimi i tanishëm i monedhës është 8,195 dollarë për monedhë duke e ulur kapitalizmin e tregut në 135 miliardë dollarë.
Ethereum gjithashtu ka pasur shumë luhatje në çmim. Pasi nga 779 dollarë në orët e hershme të së shtunës, u ngrit në 990 dollarë. Dhe tani çmimi momental i monedhës Ethereum është 805 dollarë./Insajderi.com