×
  • Sport
  • Sport

    CNN: Familjet e futbollistëve iranianë kërcënohen me burg nëse nuk këndojnë himnin kombëtar

    Insajderi
    29 November 2022 - 12:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Familjarët e ekipit iranian të futbollit në Kupën e Botës kërcënohen me burgim dhe tortura nëse lojtarët nuk këndojnë himnin kombëtar në ndeshjen e sotme kundër SHBA-së, tha një burim i përfshirë në sigurinë e lojërave.

    Pasi lojtarët e Iranit refuzuan të këndonin himnin kombëtar në ndeshjen e tyre hapëse të Kupës së Botës kundër Anglisë më 21 nëntor, një burim i tha CNN se lojtarët ishin të ftuar në një takim me anëtarët e Korpusit të Gardës Revolucionare iraniane (IRGC).

    Burimi tha se futbollistëve iranianë iu tha se familjeve të tyre do të përballeshin me dhunë dhe tortura nëse nuk këndonin himnin kombëtar ose nuk i bashkoheshin ndonjë proteste politike kundër regjimit në Teheran.

    Futbollistët kënduan himnin kombëtar para ndeshjes së dytë kundër Uellsit të premten e kaluar, të cilën Irani e fitoi 2-0.

    Burimi, i cili monitoron nga afër agjencitë e sigurisë të Iranit që veprojnë në Katar gjatë Kupës së Botës, tha se dhjetëra oficerë të IRGC-së janë vendosur për të monitoruar lojtarët iranianë që nuk lejohen të përzihen me njerëz jashtë ekipit ose të takohen me të huaj.

    Irani dhe SHBA takohen sot në një ndeshje vendimtare të Grupit B në Kupën e Botës.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    04 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark