×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    CNN zbulon audion e Trump për dokumentet e klasifikuara: Kam me vete sekrete për Iranin

    Insajderi
    27 June 2023 - 16:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mund të konsiderohet një provë që mund t’i hapë shumë telashe në procesin ligjor. CNN ka publikuar një audio të ish-presidentit amerikan Donald Trump, ku diskuton me disa persona të tjerë për dokumentet e klasifikuara të Pentagonit, me informacione “top secret” për Iranin.

    Materiali zanor prej dyminutësh, i regjistruar gjatë një takimi në Nju Xhersi në vitin 2021, konfirmon atë që Trump ka mohuar gjithmonë: keqmenaxhimin e informacioneve sekrete shtetërore dhe diskutimin e tyre me njerëz të tjerë, përfshirë anëtarë të stafit.

    “Këto janë dokumentet”, dëgjohet të thotë ish-presidenti, ndërsa diskuton për plane sulmi të Pentagonit. Trump vijon duke thënë se “janë materiale shumë sekrete”, gjë e cila konfirmon se ishte në dijeni të nivelit të lartë të klasifikimit të dokumenteve që kishte marrë nga Shtëpia e Bardhë në fund të mandatit.

    Anëtarja e stafit të tij ia kthen: “Hillary Clinton do të kishte firmosur gjithçka”. Trump përgjigjet duke thënë thjeshtë “Jo”, dhe më pas shpërthejnë të qeshurat, teksa ish-presidenti përfundon fjalinë: “Do t’ia kishte dërguar Anthony Weiner”, i cili është një ish-eksponent demokrat i Kongresit.

    Të gjitha këto janë detaje që nuk janë përfshirë më gjyqin e nisur nga një gjykatë amerikane ndaj Trump. Ky i fundit po përballet me 37 akuza për mbajtje të paligjshme të dokumenteve të klasifikuara dhe pengim të përpjekjeve të qeverisë për t’i rikthyer ato. Por ish-presidenti ka mohuar vazhdimisht se ka shkelur ligjin dhe është vetëdeklaruar i pafajshëm. /A2CNN

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark