Duke qenë brendi më i famshëm në botë sjellë me vete edhe përgjegjësi në shumë fusha, e gjithsesi edhe në fushën e ambientit.
Kështu Coca-Cola HBC Kosova ka përzgjedhur një nga veturat më ekologjike në treg. Është fjala për Renault Clio veturë e cila plotëson standardet më të larta evropiane të emetimit të gazrave.
Auto Mita dhe Coca-Cola HBC Kosova kanë një partneritet të gjatë në këtë fushë dhe ky partneritet me kalimin e viteve vetëm sa është forcuar dhe është rritur.
Coca-Cola HBC që është mbushëtorja më e madhe në Evropë ka shtuar flotën e veturave për 50%. Ndërsa Renault Clio mbetet një ndër preferencat kryesore të kësaj kompanie, e kjo nuk është rastësi, pasi bëhet fjalë për veturën më të shitur të këtij segmenti në Kosovë tash e shumë vjet.
Poashtu edhe suksesi i mëparshëm i Auto Mita-ës në menaxhimin e flotës së Coca-Cola HBC Kosova ka qenë faktor kyç për zgjerimin e mëtutjeshëm të këtij partneriteti.
Neritan Tira, Drejtor Ekzekutiv në Coca-Cola HHBC Kosova vlerëson lart përkushtimin edhe profesionalizmin e Auto Mita-s në menaxhimin e flotës, duke vlerësuar veturat si operative dhe tejet të sigurta për stafin.
“Auto Mita ka treguar një nivel të lartë të profesionalizmit në menaxhimin e flotës sonë në Kosovë gjatë këtyre viteve. Gjatë kësaj kohe veturat tona kanë qenë maksimalisht operative, por edhe te sigurta per stafin tonë dhe pjesmarrësit tjerë në komunikacion”, u shpreh Tira. “Siguria e lartë e Renault Clio, komoditeti dhe emitimet e ulta të gazrave mbeten gjithashtu arsyet kyçe për zgjerimin e këtij bashkepunimi”, vazhdoi ai.
Në anën tjetër, drejtori gjeneral i Auto Mitas, Zgjim Mita, u shpreh se ky bashkëpunim është aprovim për cilësinë e veturave dhe shërbimeve që ofron kompania që ai drejton.
“Zgjerimi i këtij bashkëpunimi është motivues për gjithë stafin tonë pasi që dëshmon përkushtimin që kemi ndaj klientit. Ky zgjerim i bashkëpunimit do të thotë një aprovim për shërbimet tona nga brendi më i famshëm në botë”.
“Besimin që e kemi marrë ndër vite nga individët, por edhe kompanitë më të mëdha në vend duke përfshirë edhe Coca-Cola HBC Kosova është arsyeja pse sot Renault është brendi nr. 1 – që përveç që na bën krenar, na obligon që edhe ne të punojmë edhe më shumë për të arritur objektivat tona, e që është kualiteti i njejtë i shërbimeve sikurse në BE e pse jo edhe më mirë”, deklaroi Mita.
Coca-Cola HBC është një prej kompanive më të mëdha në Evropë, ndërkaq Auto Mita është lider i pakontestueshëm në importimin e veturave të reja dhe shitjen e tyre, duke i bërë rrugët e Kosovës përveç të pasura me vetura më të reja, por edhe të modeleve me avansim të lartë teknologjik dhe ekologjik.
Për më shume informata rreth Renault Clio dhe llojeve tjera të veturave vizitoni uebfaqen zyrtare http://www.renault-rks.com/index.html, faqen në Facebook & Instagram ose kontaktoni në 045500588
https://www.instagram.com/p/BoMYZP5hwpk/?utm_source=ig_embed