×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Von Cramon, Dodikut: Mbaje fjalën dhe ratifikoje marrëveshjen për lëvizjen e lirë me Kosovën

    Insajderi
    01 March 2023 - 15:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kuvendi i Kosovës javën që shkoi ka ratifikuar marrëveshjen në kuadër të Procesit të Berlinit, që përfshin edhe lëvizjen vetëm me letërnjoftime me Bosnje e Hercegovinën.

    Megjithatë ky proces është bllokuar kreu i “Republika Srpska”, Millorad Dodik.

    Ndaj tij ka reaguar ashpër raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon duke i bërë thirrje Dodikut që të mbajë fjalën e tij dhe ta ratifikojë marrëveshjen.

    “Të bllokosh ratifikimin për ta parandaluar qytetarët e Kosovës të udhëtojnë lirshëm është e papranueshme”, ka shkruar Von Cramon.

    “I bëj thirrje Milorad Dodikut që ta mbajë fjalën dhe ta ratifikojë! Bllokada të tilla po e pengojnë rrugën drejt BE-së”, ka shkruar tutje Viola von Cramon.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark