Mediumi ndërkombëtar që informon dhe jep këshilla rreth udhëtimeve turistike, “Conde Nast Traveler” e ka radhitur Kosovën në vendet ku nuk preferohet konsumimi i ujit të çezmes, krahas Shqipërisë, Serbisë dhe disa vendeve të tjera evropiane.
“Uji i çezmave nuk bën të konsumohet në Kosovë, Shqipëri, Serbi, Armeni, Bosnjë, Kroaci, Bullgari, Qipro, Estoni, Azerbajxhan, Estoni, Gjeorgji, Hungari, Kazakistan, Lituani, Mali i Zi, Rumani, Moldavi, Rusi, Sllovaki, Turqi dhe Ukrainë”, shkruan “Cntraveler.com”, transmeton Insajderi.
Përveç vendeve të lartcekura, në të gjitha shtetet e tjera evropiane, uji i çezmeve është i pijshëm.
Sipas mediumit francez, “disa nga efektet të konsumimit të ujit të pasigurt në këto vende janë përmbajtja e tyre me diarre, hepatit, tiroid apo kolerë.” Ata i bëjnë thirrje turistëve që nëse zgjedhin të shkojnë në këto vende , të kenë kujdes edhe në përdorimin e ujit edhe tek pastrimi i pemëve apo perimeve.
Ndërsa për zgjidhjen e kësaj situate, “Cntraveler” sugjeron lexuesit e saj që të blejnë ujin në shishe plastike, duke ia bërë me dije se ato shishe që kanë kapakë të kuq, në shumicën e rasteve janë të gazuara.
Një tjetër veçori e dalluar nga sajti francez, është edhe cilësia jo e mirë e ujit në Hungari – shtet anëtar i Bashkimit Evropian. /Insajderi.com