Emri i trajnerit Conte po lidhet edhe një herë me Djajtë e Kuq pas humbjes së tyre katastrofike 5-0 ndaj Liverpool të dielën, shkruan Insporti.
Megjithatë, sipas MEN, italiani ka ende disa rezerva. Conte fillimisht do të kërkonte garanci për drejtimin e klubit.
Ai gjithashtu ka shumë të ngjarë të kërkojë fjalën e fundit për transferimet, diçka që do të komplikohej pak nga Ed Woodward që ende aktualisht mban pozicionin e tij si nënkryetar i klubit.
Ndryshe, italiani udhëhoqi Interin në Scudetto në fillim të këtij viti, pasi kishte fituar Premier League në sezonin e tij të parë me Chelsean në vitin 2017.
Për momentin, Ole Gunnar Solskjaer mbetet në krye të United, por nëse hierarkia e klubit vendos se është koha e duhur për një ndryshim, Conte shihet si pasardhës i tij.
/Insporti.com