×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Copa u bafshi”, Mirena reagon ashpër për rrahjen mes asamblistëve të VV-së

    Insajderi
    31 October 2022 - 13:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një rrahje mes dy asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë ka ndodhur sot. Artrit Mulliqi e Ragip Fetahu janë rrahur në afërsi të objektit të komunës, pas një mosmarrëveshje që kishin pasur brenda mbledhjes së Kuvendit Komunal.

    Pas këtij rasti ashpër ka reaguar analisti, Ilir Mirena, shkruan Insajderi.

    “Copa u bafshi, qysh edhe keni me u bë”, ka shkruar ai.

    Asamblisti i VV-së e konfirmon përleshjen fizike – Lajmërohet nga stacioni policor

    Asamblisti i VV-së, Artrit Mulliqi ka konfirmuar përleshjen fizike me Fetahun. Ai tha se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se gjendet në stacionin policor.

    “Mirë jemi, gjendja shëndetësore është mirë. Nuk mundem me thanë kurgjo tjetër jam në stacion policor” – tha Mulliqi për Insajderin.

    Rastin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

    Zëdhënsja Flora Ahmeti konfirmojë që përleshja fizike ka ndodhur në afërsi të objektit të komunës për shkak një mosmarrëveshjeje.

    “Rreth orës 11:00 jemi informuar se ka një mosmarrëveshje ne afërsi të objektit të komunës së Podujevës. Njësia policore ka dalë në vendngjarje ku për intervistim ka shoqëruar ne stacion policor dy persona të përfshirë në këtë ngjarje e cila është duke u trajtuar në koordinim me prokurorin e shtetit”, tha Ahmeti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark