
Mesfushori defanziv i Arsenalit, Francis Coquelin, më në fund ka arritur që të bëhet pjese e ekipit bazë dhe për këtë thotë se ka ndikuar kalimi i kohës larg luksit që i ofron klubi nga Londra
Ai ka thënë se huazimet e bëra gjatë viteve 2010 deri në vitin 2014 e ndihmuan avancimin e tij tek Arsenali.
“Kjo ka qenë përvojë e shkëlqyeshme për të mësuar, ka thënë 24 vjecari. “Arsenal është klub i madh. Dhe kështu ndodhesh në një zonë komfori kur je pjesë e ekipeve të tilla,” ka shtuar ai.
“Të largohesh për pak kohë, të shohësh kultura të reja dhe futboll të ri, më ka ndihmuar mua që të kthehem më i fortë.”
Coquelin iu bashkua Arsenalit në vitin 2008 si pjesë e të rinjve para se të dërgohej në huazim në klubet Lorient, Freiburg dhe Charlton, raporton Goal.com
Pas rikthimit nga huazimi, Coquelin ka fituar reputcation si lojtar kyc në formacionin e Arsene Ëenger, dhe lojtari thotë se gjithnjë ka besuar se puna e tij do të shpërblehej.