17:36 - 25 Maj 2023

Balerinët e Baletit Kombëtar të Kosovës së shpejti do të japin një performancë të re nën koreografinë e Daniel Cardosos. Premiera e saj do të jetë më datën 08 qershor të këtij viti, ora 20:00.

Për këtë aktivitet ka njoftuar vetë institucioni më i lart i baletit në vendin tonë përmes faqes së tij në facebook.

Njoftimi i plotë:

Baleti Kombëtar i Kosovës vazhdon bashkëpunimin me koreograf ndërkombëtar. Daniel Cardoso (koreograf portugez) është emri i radhës që do të sjell tek publiku ynë mjeshtërinë e tij me projektin “Correr o Fado”.

Balerinët do ta pushtojnë skenën përreth 60 minuta, ku do ta tregojnë harmoninë e lëvizjeve të tyre.

Trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës po bëjnë prova tash e 10 ditë dhe pritet të performojë me 8 qershor në orën 20:00.

Bio e shkurtër e koreografit Cardoso:

Daniel Cardoso ishte bursist në Shkollën e Kërcimit Bashkëkohor ‘Martha Graham’. Cordoso gjatë rrugëtimit të tij si balerin kërceu me vepra të koreografëve të njohur si Martha Grahma, Robert Wilson e shumë të tjerë.

Eksperienca e tij si koreograf numëron mbi 35 vepra për baletin.