“Kam bërë gjithçka për të luftuar moshën dhe kam gabuar. Shumë më mirë të pranosh kohën që kalon dhe të presësh gruan e re që je e destinuar të bëhesh. Kam kuptuar se bukuria natyrale është diçka e jashtëzakonshme”.
Kështu ka deklaruar aktorja Courteney Cox, e cila u bë e njohur pas rolit të Monica Geller në serialin e famshëm ‘Friends’. 51-vjeçarja në të shkuarën i është nënshtruar disa ndërhyrjeve estetike në fytyrë për të cilat, në intervistën e dhënë gjatë një show televiziv ka thënë se është penduar shumë.
Por Courntey nuk është e vetmja. Nga Jennifer Lopez te Carla Bruni janë gjithnjë e më të shumta femrat e show bizit që i kanë kërkuar ndihmë shkencës për të modifikuar pamjen e tyre e më pas janë penduar.