Cristiano Ronaldo nuk është larguar duarbosh nga ceremonia ‘The Best’ e FIFA-s.
Ylli portugez përveç që u përfshi në formacionin më të mirë të vitit nga shtëpia e futbollit botëror, ai fitoi edhe një tjetër çmim.
Lojtari 36-vjeçar u nderuar nga FIFA si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave, pasi ka shënuar aktualisht 115 gola ndërkombëtarë me Portugalinë në të gjitha garat.
Natyrisht se kjo është një arritur e madhe për Ronaldon, duke arritur të lë pas vetës shumë emra të mëdhenj.
Aktualisht portugezi po luan me Manchester United dhe është po ashtu golashënuesi i tyre më i mirë në këtë edicion me tetë gola dhe tre asistime.
Çmimin Ronaldos ia dorëzoi presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino me ceremoninë që u mbajt në Zurich.