×
Show / Fashion

Ç’të bëjmë kur fatkeqësisht, periodat na vijnë në plazh?

Insajderi
03 July 2019 - 23:06
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Makthi më i madh (përveç vapës) në këto ditë vere?! Frika se mos periodat na vijnë gjatë pushimeve!

Epo nëse jemi para një fakti si ky, s’na mbetet gjë tjetër përveçse të gjejmë një zgjidhje për t’i shfrytëzuar ato ditë të bekuara. Aq sa mundemi, sigurisht!

1. Kupat menstruale

Kupat menstruale janë një prej opsioneve. Siç mund ta dini, ato janë kupa të vogla silikoni cilësor që vendosen brenda vagjinës për të mbledhur gjakun menstrual. Gratë kudo në botë po heqin dorë nga tamponët për të vendosur këto kupa gjatë periodave.

2. Qëndroni aktivë

Ndonëse me pushime nënkuptojmë gjumë cilësor edhe në plazh, nëse jeni me perioda dhe ndodheni në plazh, lëvizni. Është provuar se aktiviteti fizik redukton hemorragjinë e ciklit.

3. Bëni seks

Seksi gjatë pushimeve s’është keq apo jo? Dyfish më mirë kur jeni me perioda. Më pak dhimbje, më pak hemorragji dhe më shumë qejf dhe plazh!

4. Mos harroni të merrni ilaçe me vete!

Për të mos ndjerë dhimbjet e tmerrshme, para se të dilni në plazh bëni një dush të nxehtë dhe pas kësaj, sigurohuni të fusni në çantë ilaçet e menstruacioneve. Askush s’do të ketë dhimbje barku në mes të diellit përvëlues.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark