×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Çudira nga Doarsa- Iku nga VV’ja shkaku i “projektligjit të keq” për Byronë dhe e votoi si deputete e LDK’së

    Insajderi
    09 February 2023 - 16:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja LDK-së, Doarsa Kica Xhelili ka shkruar në lidhje me miratimin e Byrosë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, duke thënë se pa votat e Lidhjes Demokratike, një ligj i tillë nuk do të kalonte.

    Kica-Xhelili, ka përmendur akuzat e Vetëvendosjes të cilët e kanë etiketuar partinë opozitare si kundërshtare të Byrosë e të Vettingut.

    “LDK, Vetingu, dhe Byroja

    Thanë: LDK është kundër Vetingut

    Sot LDK kryeson komisionin ad-hoc për Veting. Unë dhe deputeti Kujtim Shala, jemi aty.

    Thanë: LDK është kundër Byrosë

    Sot LDK, jo vetëm që votoi PËR Byronë, por edhe MUNDËSOI miratimin e ligjit. Pra, PA votat e LDK, nuk kalonte ligji”, shkruan Xhelili në Facebook.

    Por me votën pro këtij projektligji, Xhelili ka habitur publikun. Kjo për faktin se Xhelili deklaronte që ishte larguar nga koalicioni VV-Guxo, pikërkisht për këtë arsye.

    Duke e cilësuar si projektligj të keq, Xhelili kishte thënë se Byroja është shumë problematike.

    “Unë kam treguar se është gabim në mënyrën se si po provohet të materializohet byroja (Byroja për Konfiskimin e Pasurisë të fituar në mënyrë të paligjshme). Për korrektësi kam pasur bisedime edhe me ministren edhe me kryeministrin. E kam shpërfaqur pakënaqësinë time me mënyrën si po shtyhet ky projektligj”, kishte deklaruar ajo.

    Sipas saj, projektligji në fjalë, nuk i kishte marrë parasysh një pjesë të rekomandimeve të Komisionit të Venecias, që ngritin shqetësimet për shkeljen e të drejtave të njeriut.

    “Ka pas disa elemente  në opinion e Komisionit të Venecias, që prekin të drejtat bazë të njeriut, shfaqin shqetësimet me të drejtat themelore të njeriut. Ngritin dyshime për respektimin e standardit minimal të të drejtave të njeriut”, kishte thënë Xhelili.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark