×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Çudit maestro: Koka po me tingëllon ndryshe, për çfarë e ka fjalën ai?

    Insajderi
    25 January 2023 - 20:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të gjithë menduam se Armaldo Kllogjeri do të dilte që javët e parë të “Big Brother Vip”, mirëpo në këto momente që flasim ai është kthyer në një nga personazhet “kyç” brenda shtëpisë.

    Maestro jo vetëm që është lideri i preferuar i shtëpisë nga banorët, por e ka kuptuar edhe rrjedhën e lojës dhe situatat e krijuara nga ai kanë sjellë jo pak lëvizje brenda “BBV”.

    Së fundmi maestro ka lëshuar një “perlë” teksa ka qenë në shoqërinë e Olta Gixharit ku shprehet se qëkur ka hyrë në “Big Brother” koka e tij lëshon një tingull të çuditshëm kur e godet.

    Këtë gjë ai e ka demostruar edhe me lëvizje. Nga ana tjetër Olta nuk i ka mbajtur do të qeshurat, ndërkohë që Armaldo godiste ballin e tij.

    Epo nëse në shtëpinë e “BBVK” kemi Stresin që mbahet për “perla”, në “BBVA” duket se këtë rol e merr Armaldo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark