Mesfushori i Gjilanit, Albert Dabiqaj dhe trajneri Zekirija Ramadani kanë folur sot në një konferencë për media në prag të takimit me Liepajën.
Gjilani dhe Liepaja takohen të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:00, në kuadër të rrethit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës, shkruan Demokracia.com.
Mesfushori i Gjilanit, Albert Dabiqaj ka thënë se ai me bashkëlojtarë synojnë kualifikimin tutje përmes lojës së bukur.
“Do të mundohemi që nëpërmjet lojës së bukur të arrijmë kualifikimi tutje. Jemi gati të japim më të mirën. Nuk po mendojmë për sezonin e ri, por po mendojmë për ndeshjen ndaj Liepajës. Atmosfera është e jashtëzakonshme”, tha Dabiqaj në konferencë.