×
Insajderi

Daçiq bëhet i sinqertë: Rusia i duhet Serbisë për çështjen e Kosovës

Insajderi
30 October 2022 - 17:33
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq , ka deklaruar se çështja e Kosovës nuk është imagjinare.

Sipas tij, Serbia ka nevojë për mbështetjen e Rusisë kur në pyetje është Kosova.

“Çështja e Kosovës nuk është imagjinare për ne, por po flasim se si ndikon në Serbi. Ne kemi nevojë për mbështetjen e Rusisë kur është fjala për Kosovën, sepse këtu nuk kërkojmë zgjidhje politike, por se si Serbia do ta gëlltisë më lehtë pavarësinë e Kosovës”,deklaroi ai.

Sipas Daçiq, Serbia nuk sheh ndonjë propozim të arsyeshëm, që ta pranojnë dhe të ruajnë paqen.

Madje sipas tij, Perëndimi me veprimet e veta po e shtyn Serbinë drejt vendeve të tjera.

“Kur nuk ke kujt t’i drejtohesh, duhet të kërkosh ndihmë nga dikush, kur është fjala për votën për Kosovën, duhet t’u drejtohesh vendeve që të mbështesin. Duhet të jem i sinqertë nuk mund të mbështetemi në zërat e Perëndimit”, tha ai

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark