×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Daçiq, Gërvallës: Ju keni ndihmuar që Thaçi e Veseli të gjykohen në Hagë

    Insajderi
    27 April 2023 - 19:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Iviça Daçiq i ka thënë kryediplomatës, Donika Gërvalla-Schwarz se dëshmitë e saj kanë ndikuar që sot Hashim Thaçi e Kadri Veseli të gjykohen në Hagë, shkruan Insajderi.

    Daçiq paraprakisht i përmendi babain Gërvallës duke thënë se Serbia ska dorë mbi vdekjen e tij.

    Kur është fjala për atin tuaj të cilin nuk e përmendët sot, unë dua të them se kurrsesi Serbia nuk ka të bëjë me çështjet federale të Serbisë  të 1988 sepse ato i kanë pasur në dorë Sllovenia, Kroacia dhe të tjerët dhe znj.Gërvalla akuzoi disa anëtarë të partive politike të Kosovës për bashkëpunim me Serbinë se I përket arsyes se përse babai yt kishte pasur pozitë politike”, u shpreh ai.

    “…Pra duart tuaja janë të përgjakura. Në 2017 keni thënë sa i përket krimeve të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit ndaj anëtarëve të partive politikë të tuajat, ju rikujtojë që kam nënshkruar marrëveshje para 10 viteve me të dhe ku është ai tani pse unë apo presidenti Vuçiq nuk jemi akuzuar. Jemi konsideruar përgjegjës për diçka ndërkohë që ju keni ndihmuar që të akuzohet Thaçi e Veseli për krime sepse me dëshmitë që keni mbledhur nga viktimat për Thaçin e Veselin”, ka thënë ai.

    Ai gjithashtu e kritikoi Gërvallën për gjuhën shqipe, teksa tha se me Thaçin s’kanë pasur asnjëherë problem me të.

    “Nuk e di pse kemi probleme gjuhësore kurrë skemi pasur probleme me të tjerët, e mbajë mend kur z.Hashim Thaçi ka folur në gjuhën shqipe më herët këtu, prandaj nuk mendoj që ka ndonjë qëllim të keq këtu“.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark