×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Daçiq i ngazëllyer: Për herë të parë morrëm Asociacionin, fitorja më e madhe që nga 1999

    Insajderi
    20 March 2023 - 08:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për herë të parë kemi marrë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, tha i bindur kryediplomati serb, Ivica Daçiq, për çka tha se tash “është bërë pjesë acquis-it ligjor të BE-së”, shkruan Insajderi.

    “Asociacioni është fitorja jonë më e madhe që nga 1999’a, është institucioni ynë i parë në Kosovë që nga atëherë, dhe nuk është shteti i Serbisë, prandaj është e rëndësisë jetike të themelohet”, tha Ivica Daçiq në televizionin propagandistik serb “Pink”.

    Rreth takimit trelateral në Ohër, Daçiq u shpreh i bindur se gjithçka u negocua “në bazë të politikë shtetërore të Serbisë”.

    “Ekzistonte rreziku që Serbia të jetë ajo që akuzohet për kolaps të dialogut. Dua t’ua rikujtoj se Albin Kurti ngulte këmbë në njohje të ndërsjellë, njoftonte se kurrë s’e pranon Asociacionin, deklaronte një milion kushte për formimin e tij”, tha Ivica Daçiq, përcjell Insajderi.

    Ndërkaq në Ohër, sipas tij, Serbia nuk ka ndërmarrë “asnjë obligim ligjor” ndërkaq “pranimi i marrëveshjes” ishte për Aneksin e Zbatimit “duke ndjekur vijat e kuqe të Serbisë”.

    “Nuk do të ketë njohje të Kosovës dhe as pranim të saj në OKB”, u shpre i bindur ai./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark